Në orët e para të mëngjesit është djegur një automjet në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Bëhet me dije se automjeti tip Toyota Yaris është në pronësi të shtetasit Ermal Hoxha, 32 vjeç, i cili është punonjës i Kadastrës së Vlorës. Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.