Qyteti i Kukësit është zbardhur nga reshjet e dëborës ditën e sotme pas uljes së temperaturave. Edhe pse jemi në muajin mars dhe pritej një rritje temperaturash me ardhjen e pranverës ka ndodh krejt e kundërta. Temperaturat janë ulur duke sjellë një pamje krejt tjetër. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, reshjet janë të dendura duke kufizuar edhe lëvizjen e qytetarëve.