Debitorët e Gjirokastrës/ 4500 automjete nuk kanë shlyer taksat, mes tyre dhe të institucioneve
03/01/2020 15:09

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës mjetet që nuk kanë shlyer detyrimet për taksa shkojnë në gati 4500 të tilla. Mes debitorëve të vjetër janë gati 28 institucione shtetërore dhe ndërmarrje në varësi të tyre me një numër prej rreth 130 mjetesh, shumica aktive. Njësitë administrative që i kanë trashëguar mjetet nga ish komunat janë debitorët kryesorë shtetërorë. Ata që nuk shlyejnë detyrimet vijojnë të ngarkohen vit pas viti edhe me kamat-vonesa. Ky është rasti për gati 1500 mjete që kanë taksa të mbartura që prej vitit 2012. Shumica e kësaj kategorie lidhet me emigrantë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Penaliteti prej taksave të prapambetura pengon në një masë të madhe regjistrimin e mjeteve të reja dhe përpilimin e kontratave të shit-blerjes. Emigrantët janë ata që shpresojnë në një falje të re për taksat e papaguara pas vitit 2012. Sistemi, sipas specialistëve lokalë ka nevojë të clirohet nga barra fiktive edhe për një pjesë të mjeteve që nuk kanë qenë në funksion pas 2012 sidomos prej atyre që kanë shkuar për skrap. Më parë falja e detyrimeve e realizuar për periudhën 2003-2010 nxori nga qarkullimi dhe çregjistroi rreth 2200 mjete. Sipas parashikimeve lokale në fund të 2020, qarku i Gjirokastrës pritet të ketë në qarkullim jo më shumë se gjysmën e numrit të mjeteve të vitit 2000.

Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33
Top Channel/ Kapen me armë dhe të dehur. Dy të rinj nga Thumana i bëjnë rezistencë policisë
13/11 15:23
Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK heton pagat e gjyqtarëve. Një zyrtare e Thesarit pretendon kërcënim
13/11 15:13
Top News- 150 mijë euro të padeklaruara/ Kapen në kufirin Kosovë–Shqipëri në Vërmicë
13/11 15:02
Top Channel/ Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet në Tiranë një 30-vjeçar
13/11 14:07
Top News – Asambleja ‘e zjarrtë’ e PS / Rama mbledh partinë, por do diskutohet edhe për qeverinë
13/11 13:55
Top News- Kallëzohet drejtorja e burgjeve! Veliaj padit për shpërdorim detyre Sadleva Bodon
13/11 13:38