Pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë, ekspertët shohin një rrezik të shtuar për sigurinë në Shqipëri. Sipas tyre, më të mundshme janë sulmet e izoluara kibernetike apo terroriste. Vendi ynë dëboi në mesin e javës së kaluar dy diplomatë iranianë, të identifikuar nga autoritetet si Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast.