Departamenti Amerikan i Shtetit ka besim të plotë tek Ambasada dhe Ambasadori amerikan në Shqipëri. I kontaktuar nga Top Channel pas shkrimit të botuar nga “Huffington Post”, në përgjigjen e tij DASH theksoi mbështetjen për punën e Ambasadës dhe reformën në drejtësi, duke thënë se të gjithë faktorët politikë në Shqipëri kanë kërkuar përfshirjen e SHBA në këtë proces.