Dritan Dajti, i akuzuari për vrasjen e katër policëve në korrik të vitit 2009, vijon “lojën” me drejtësinë. Në seancën e radhës, të mëngjesit të së hënës, ai ka deklaruar se policët ishin të veshur civilë dhe nuk kishin shenja dalluese që mund të tregonin se ata ishin efektivë.