“Cunami demokratik”/ Katalonjë, një aplikacion për të koordinuar protestat
03/01/2020 13:14

Një grup pro pavarësisë në rajonin e Katalonjës në Spanjë ka gjetur një mënyrë të veçantë për të organizuar protestat duke shmangur autoritetet: përdorin një aplikacion për telefonat inteligjentë. Aplikacionin e ka vënë në përdorim grupi “Cunami Demokratik”; qëllimi I tij është të koordinojë demonstratat në të gjithë rajonin. Objektivi më i fundit ishte ndeshja e futbollit me famë botërore El Clasico, mes Barcelonës dhe Realit të Madridit që u mbajt më 18 dhjetor. Në ambientet jashtë stadiumit pati përleshje të dhunshme dhe loja u ndërpre pasi protestuesit hodhën në fushë topa me parulla pro-pavarësisë. “Cunami Demokratik” nuk ka ndonjë udhëheqës që të dalë në plan të parë, dhe ata që qëndrojnë pas tij, janë anonimë. Javët e fundit grupi ka mobilizuar me mijëra protestues brenda pak minutash duke i kapur autoritetet në befasi. “Funksionon në mënyrë të decentralizuar, në kuptimin që nuk mund të përcaktohet se kush po i nis njoftimet për protestat”, thotë profesori Enric Lujan, ekspert i shkencave politike në universitetin e Barcelonës. “Aplikacioni është krijuar në mënyrë që të shmangë mundësinë që autoritetet të dinë se kush qëndron pas “Cunamit Demokratik”, që është makthi më i madh, për shembull, i ministrisë të Brendshme të Spanjës”, shton ai. Ekspertët thonë se, aplikacioni mund të përdoret edhe nga lëvizje të tjera, siç janë demonstratat pro-demokracisë në Hong Kong.

Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top News – Irani ‘sulmon’ edhe Italinë / Sulm ajror mbi bazën në Irak, nuk ka të lënduar
12/03 12:21
Top News – Nga Kievi në Britaninë e Madhe / Dronët ukrainas ‘pushtojnë’ Evropën, prodhim masiv
12/03 12:20
Top News – ‘Irani është rrafshuar me tokën…’ / Trump: Nuk ka mbetur më asgjë për t’u sulmuar
12/03 12:02
Top News – Tym ngrihet mbi Bahrein / Dronë mbi aeroportin ndërkombëtar, sulmohen cisternat
12/03 12:01
Top News – Varka iraniane plot me eksploziv / Cisternat e naftës hidhen në erë, digjen pranë Irakut
12/03 11:59
Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
Top Channel/ Greqia kufizon fitimet për naftën, u vendos limite kompanive
11/03 21:51
Top Channel/ Merret vendimi, 400 milionë fuçi rezervë kundër kërcënimit iranian
11/03 19:47
DIGITALB DIGITALB