Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi ka vijuar takimet elektorale në fshatrat e Tepelenës. Bashkë me kandidatin tjetër të socialistëve, Laert Duraj, Çuçi është takuar fillimisht me banorë të Lekdushit e më pas në Progonat.