Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit në Universitetin Politeknik ka pezulluar përkohësisht sezonin e provimeve të verës pasi dyshohet për një rast me koronavirus. Ka qenë studentja e vitit të tretë që ka njoftuar autoritetet drejtuese që e ëma ka rezultuar pozitive, ndërsa vetë ajo nuk ka kryer tamponin por është izoluar.