Një tjetër person ka humbur jetën nga covid-19 në Shqipëri. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë pacientja që nuk ka mundur t’ia dalë pas infektimit nga kjo sëmundje, ishte e moshës 70-vjeçare me origjinë nga Durrësi. Po ashtu mësohet se pacientja që ka humbur jetën, vuante edhe nga një sëmundje e rëndë e leukozës.