Teksa vendi ndodhet në një situatë të pazakontë pandemie, presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte në një takim në Lezhë me prefektin Gjok Jaku. “Vlerësoj punën dhe angazhimin e prefektit në këtë situatë, është bërë një punë e mirë si masë parandaluese. Duhet të bëhen perpjekje të mëdha nga të gjitha institcionet për tejkalimin e situatës”, u shpreh Meta. Sa i takon masave të marra nga qeveria, presidenti tha se është janë përpjekje nga ana e saj dhe se e rëndësishme është të ketë frymë më të madhe bashkëpunimi mes të gjithë autoriteteve dhe qytetarëve.