Por ndonëse në rrugë nuk ka lëvizje njerëzish dhe automjetesh, disa qytetarë të pabindur kanë shkelur rregullat e vetëkarantimit dhe izolimit në shtëpi duke shkuar te komshinjtë dhe pirë kafe. Duket se ende, një pjesë nuk është ndërgjegjësuar rreth rrezikut që i kanoset gjithkujt në mungesë të zbatimit të masave strikte.