Çmim global për të luftuar problemet e klimës
03/01/2020 19:32

Duka dhe dukesha e Kembrixhit, Uilliam dhe Kejt, kanë shpallur një çmim global për të luftuar problemet e klimës duke premtuar një dekadë aksion për të riparuar tokën. Pesë fituesit do të marrin çmimin Earthshot çdo vit, nga 2021 deri në 2030. Çmimi në para, do ti akordohet individëve apo organizatave që do të dalin me zgjidhje për problemet e ambjentit. Princi Uilliam tha se bota përballet me një zgjedhje të vështirë, të vazhdojë të dëmtojë planetin, pa mundësi kthimi prapa, apo të udhëheqë dhe të zgjidhë probleme. Njoftimi u bë në një video të postuar në median sociale. Çmimi do ti shkojë vizionarëve që do të japin përgjigje për sfidat e mëdha të kohës sonë. Ai do të prezantohet zyrtarisht më vonë gjatë 2020, një vit ky gjatë të cilit do të mbahet konventa për bio diversitetin në kinë dhe konferenca për ndryshimet e klimës COP26 në Glasgou. Një seri sfidash do të publikohen, me qëllim gjetjen e të paktën 50 zgjidhjeve për problemet më të mëdha të botës, përfshirë ndryshimin e klimës dhe ndotjen e ajrit. Më shumë se 60 organizata dhe ekspertë janë konsultuar për krijimin e këtij çmimi që do të menaxhohet nga fondacioni mbretëror i Dukës dhe dukeshës së Kembrixhit por që mund të bëhet më vonë edhe një organizatë e pavarur. Pallati Kensington tha se çmimi do të mbështetej nga filantropë dhe organizata.

Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
Top Channel/ BE, 90 miliardë euro për Ukrainën, Zelensky falenderues- Por s`ka ujdi për asetet ruse!
19/12 11:54
Top News – TikTok shmang ndalimin në SHBA / Marrëveshje me investitorë amerikanë dhe globalë
19/12 11:37
Top News – Dubai nën ujë, të gjithë në shtëpi / Shi i dendur në shkretëtirë, paralajmërohen banorët
19/12 11:29
Top News – ‘Ne jemi fantazma…!’ Punëtorët emigrantë të natës në Britaninë e Madhe
19/12 11:23
Top News – Trump ‘bekon’ kanabisin / Zgjeron aksesin, ndryshim i madh në politikën e drogës
19/12 11:21
Top News – Australia do riblejë armët / Sulmi në plazhin Bondi, qeveria shpall skemën e re
19/12 11:21
Top News- Putin frikëson BE, nuk preken asetet e ngrira ruse
19/12 09:49
Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
Top News- Fermerët i vënë flakën Brukselit/ Protesta masive, ‘jo marrëveshjes me Amerikën e Jugut’
18/12 22:59
Top News- Raketat Oreshnik në Bjellorusi, Rusia zhvendos armët bërthamore drejt kufirit europian
18/12 22:53
Top News- Fermerët e blegtorët gati “të rrahin” sërish policinë, përshkallëzojnë protestat në Greqi
18/12 22:50
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, bisedime të reja SHBA-Rusi në Miami këtë fundjavë
18/12 22:03
Top Channel/ Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm
18/12 22:02
Top Channel/ Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së: Miratoni kredinë
18/12 22:01
Top Channel/ Protesta në Bruksel, kaos para Parlamentit Europian, fermerët ndezin zjarre e…
18/12 22:00
DIGITALB DIGITALB