Pas konsensusit të arritur për rezolutën për integrimin në Bashkimin Europian, bashkëpunimi mes palëve kryesore politike në vend vijon të jap frutet e tij dhe i fundit është ai për rregulloren e Kuvendit. Sipas kësaj marrëveshje lëshime janë bërë nga të dyja palët. Socialistët tërhiqen nga propozimi i tyre për kufizimin e kohës së debateve dhe mënyrën e raportimit të institucioneve, ndërsa opozita ka arritur të forcojë mekanizmat e kontrollit. Në dakortësinë e arritur parashikohet se ligjet e integrimit të kalojnë në Kuvend me procedurë normale përveç rasteve kur kërkohej nga qeveria me kërkesë të arsyetuar.