Çfarë fshihet? Misteret e aksidentit ajror në Iran, Teherani nuk jep kutitë e zeza!
09/01/2020 12:12

Disa foto të dala në dritë së fundi pranë vendit ku u rrëzua avioni ukrainas me 176 persona në bord, duket se tregojnë mbetjet e një rakete. Boingu 737 ra vetëm pak minuta pas ngritjes në ajër nga aeroporti ndërkombëtar Imam Khomeini në Teheran, që rrethana të mistershme. Hetimet paraprake tregojnë se avioni i Ukrainian International Airlines është përpjekur të rikthehet në aeroport; ai duket ka hasur në një problem dhe siç thuhet, ishte përfshirë nga flakët. Më herët, Irani deklaroi se nuk do t`ia dorëzonte kutitë e zeza të avionit as Boingut e as Shteteve të Bashkuara. Sipas rregullave ndërkombëtare të aviacionit, Irani, si vendi ku ndodhi aksidenti, ka të drejtën të zhvillojë hetimin, megjithatë zakonisht në raste të tilla duhet të përfshihet edhe kompania prodhuese e mjetit. Aksidenti I rëndë ajror erdhi në mesin e përshkallëzimi të ndjeshëm të tensioneve mes Iranit dhe Amerikës; vetëm disa orë përpara, dhjetëra raketa iraniane kishin goditur dy baza amerikane në Irak. Megjithatë, deri tani nuk ka prova që të tregojnë se ekziston një lidhje mes këtyre dy ngjarjeve. Irani pretendon se rrëzimi me shumë gjasë është shkaktuar “nga vështirësi teknike” e thotë se piloti humbi kontrollin e avionit pasi njëri nga motorët mori flakë në ajër. Këtë variant e mbështetën edhe zyrtarë kanadeze të sigurisë, që mendojnë se shpjegimi më I mundshëm për aksidentin, është një keqfunksionim i Boingut 737,e për këtë citonin burime nga shërbimet perëndimore të inteligjencës. Megjithatë, fotot e përhapura me shpejtësi në rrjetet sociale, të cilat tregojnë qartë atë që duket të jetë një pjesë e një rakete ne vendin e rrëzimit të avionit, vazhdojnë të ngrenë shumë pikëpyetje, së bashku me disa foto të tjera të çuditshme, ku shihet se pjesa e serbatorit, ka qenë e shpuar.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24