Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, problem i shpronësimeve në Bypass-in e Vlorës është zgjidhur. Drejtori, Ergys Verdhi tha gjatë një inspektimi të punimeve në terren me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, se tashmë ecuria e punimeve pritet të jetë me ritme më të shpejta.