Dikur shqiptarët lidhnin martesa të rreme me të huaj për të siguruar një pasaportë Europiane. Por një fenomen i ri po ndodh në ditët e sotme në Shqipëri. Ata që dëbohen dhe marrin ekspulse, duke u ndaluar për një kohë të gjatë të hyjnë në zonën Shengen, e kanë gjetur zgjidhjen; kryejnë martesa fiktive për të marrë mbiemrin e grave.