Procesi i shkëputjes nga Bashkimi Europian ka sjellë rritjen e çmimit të ushqimeve në Mbretërinë e Bashkuar. Një raport i “The Guardian” tregon se fenomeni nisi gradualisht qershorin e vitit të kaluar, kur u votua për largimin nga blloku dhe kur filloi zhvlerësimi i paundit.