Reforma territoriale mbërriti në sallën e Kuvendit me mjaft kontestime si nga opozita ashtu dhe nga vetë brenda maxhorancës. Për të përforcuar diversionet që qarkulluan orët e fundit nisur dhe nga qëndrimet që mbajtën disa deputetë të PS, Edi Rama vendosi vijën e kuqe se kush nuk ngre kartoni jeshil mund të largohet nga grupi.