Tregu i librit në Shqipëri vuan pasojat e informalitetit dhe piraterisë. Përfaqësues të disa shtëpive botuese tregojnë se, edhe pse implementimi i ligjit për të drejtat e autorit ka nisur të zbatohet, ka ende shumë punë për të bërë, pasi riprodhimi i librave - të hedhura në treg nga botues, që nuk i respektojnë kontratat - është shumë i përhapur.