Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se qeveria po shqyrton mundësinë që indeksimi i pensioneve të realizohet më herët se zakonisht, në muajt qershor ose korrik. Sipas tij, janë krijuar hapësirat e nevojshme buxhetore, ndërsa vendimi përfundimtar pritet pas konsultimeve me Institutin e Sigurimeve Shoqërore