Bilanci: Ja sa objekte janë inspektuar deri më tani
04/12/2019 19:53

Zv/ministria e Brendshme, Romina Voda ka publikuar ditën e sotme të dhënat më të fundit nga bilanci paraprak i punës që është bërë në lidhje me dëmet që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit. Deklarata: Përshëndetje, Vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës deri në orën 18:30 të ditës së sotshme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë. QENDRA E RE DISPEÇER Deri në orën 17:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 338 (Tiranë – 142; Durrës – 158; Lezhë – 29; Elbasan – 1). Shumica dërrmuese prej 297 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë. PUNA NË TERREN Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim: Bashkia Durrës – 748 Objekte të inspektuara, 270 të pabanueshme, 34 për tu prishur; Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur; Bashkia Shijak – 1218 Objekte të inspektuara, 717 të pabanueshme, 228 për t’u prishur; Në rang qarku, 4151 objekte të inspektuara. PUNA NË TERREN Përditësim i bilancit paraprak të situatës për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, si në vijim: 27 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat: 10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe; 17 objekte në Bashkinë Durrës. Ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit” Durrës. Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, (autostradë) Durrës. Në Thumanë: Në vijim të deklaratës së orës 13:30 ku njoftuam për ecurinë e punës në terren konfirmojmë se u shemb Shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”, objekt 2-katësh. SIGURIA Për përballimin e situatës në terren janë angazhuar mbi 800 punonjës policie. Menjëherë pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës u angazhuan për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe në mbështetje të gjithë institucioneve në bashkërendim të plotë me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile me qendër në Durrës. Pas punës në terren të ditëve të para për misionet e kërkim-shpëtimit, strukturat e policisë kanë siguruar rendin në parametra normalë në të gjithë qarkun dhe monitorojnë terrenin për parandalimin e çdo lloj ngjarjeje me tendencë ndaj jetës, pronës dhe lirive të qytetarëve. Aktualisht, nga punonjësit e policisë të DVP Durrës janë marrë në ruajtje objektet e mëposhtme: – 18 pallate të dëmtuara dhe që nuk banon njeri. – 3 objekte ku janë vendosur ndihmat. – 3 hotele të dëmtuara dhe të pabanuara. – 4 qendrat e akomodimit në hotele. Duke ju falënderuar edhe njëherë për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju uroj një natë të mirë e të qetë!

Top Channel/ Home Office dështoi me shqiptarin, mjekja ligjore: nuk vlerësuan shëndetin mendor
02/10 23:15
Top Channel/ Begaj mbron dekretin në Top Story: respektova Kushtetutën
02/10 22:47
Top News- Vijojnë me intensitet reshjet e dëborës në zonat malore të Librazhdit, nuk ndalen
02/10 22:43
Top Channel/ Vrasje me thikë në Kamëz/ Një 40-vjeçar, dyshohet se u qëllua në rrugë
02/10 22:36
Top News- Një shqiptare në mesin e aktivistëve të kapur nga Izraelit, kërkohet lirimi i saj
02/10 22:30
Top News- Vrasje me thikë në Babrru! Viktima një 40-vjeçar, u gjet i pajetë në rrugë
02/10 22:20
Top Channel/ Përmbytjet, protestë në Durrës/ Banorët e zonës së ish-kënetës duan zgjidhje
02/10 22:12
Top News- Protestë në Durrës, banorët kërkojnë zgjidhje për të frenuar përmbytjet
02/10 22:00
Top Channel/ Vrasje në Babrru, 40-vjeçari gjendet i plagosur me thikë në mes të rrugës
02/10 21:34
Top News- Begaj pret presidentin e Letonisë, në fokus siguria dhe kërcënimi rus
02/10 20:45
Top Channel/ Tragjike Durrës, zjarri i merr jetën 42-vjeçares! E ëma shpétohet mes flakëve
02/10 19:42
Top Channel/ Debate për mbetjet tek“ligjet”, opozita kundër menaxhimit në nivel qendror
02/10 19:41
Top Channel/ Zgjedhjet në Tiranë, debat PS-PD! Opozita akuzon Begajn dhe përplaset me PS
02/10 19:39
Top Channel/ Dëborë dhe shi në Stëblevë, temperaturat shkojnë në -1
02/10 19:28
Top News- Dëborë në Steblevë, zbardhen zonat malore të Librazhdit
02/10 19:12
Top News- Shantazh me video intime e pengmarrje/ Tre të arrestuar në Tiranë për ngjarje të ndryshme
02/10 19:10
Top Channel/ Banesa u përfshi nga flakët, humb jetën nga asfiksia 42-vjeçarja në Durrës
02/10 17:49
Top News- Zjarr në një banesë në Shënavlash/ Humb jetën nga asfiksia një 42-vjeçare
02/10 17:38
Top News- Aksident pranë Kapshticës/ Kamioni përplas veturën, ndërron jetë 41-vjeçarja
02/10 17:15
Top Channel/ Sherr me thika në shkollë, dy 16-vjeçarë në Kamëz në gjendje të rëndë
02/10 16:38