Retorika politike e fushatave elektorale në Shqipëri ka treguar një larmi epitetesh që vihen në përdorim nga udhëheqësit e partive politike. Megjithëse nisja zyrtare e fushatës elekorale është 5 muaj larg, gjatë këtyre ditëve kemi parë shkëndijat e para paralajmëruese të epiteteve kundrejt njëri tjetrit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Nw këtë përballje në distancë presidenti Ilir Meta nuk ka bërë aspak spektatorin. Serinë e epiteteve dhe batutave politike e hapi Edi Rama.