Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Johann Wadephul, e ka përshëndetur nismën e re të pozitës dhe opozitës së bashkuar në Shqipëri për reformimin e ligjit zgjedhor. Wadephul është shprehur në një deklaratë ekskluzive për Deutsche Wellen. Ndiqni lidhjen e drejtpërdrejtë me korrespondenten e DW në Berlin, Anila Shuka, për të mësuar më tepër.