Rubrika: Edi Manushi, Alfred Cako, Bledi Mane, Albatros Rexhaj, Rizarta Hoxha. Këte javë në emision diskutojme mbi ngjarjet kryesore të javës. Protesta vazhdon prej dy javësh dhe numrat rriten çdo ditë. Protestuesit kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe ndalimin e projektit. Amerika i heq statusin “Non- Grata” Sali Berishës. Pse kjo ngjarje ndodhi tani? Pse amerika ndryshoi politikë me Sali Berishën. Ai ishte ky një veprim kundër Soros, njeriu që sipas Berishës kishte ndikuar në këtë status. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.