Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për media që u zhvillua të premten në selinë e qeverisë deklaroi se zyrtarët duhet të zhvishen nga mburoja e imunitetit dhe për këtë çështje mazhoranca vendosi t'u drejtohet shqiptarëve për të marrë mendimin e tyre në referendum. Shefi i qeverisë bëri me dije se deputetët e maxhorancës do të dorëzojnë kërkesën për zhvillimin e referendumit në dy javët e para të shtatorit.