Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme pë seancën për pasuritë e sekuestruara të djalit të tij. Për babain e tij, Ervis Martinajt merrej me pika llotosh me licencë dhe se kishte të shlyer çdo detyrim të bizneseve të tij. Për banesën të cilën Ervisi i kishte falur Elio Hatos, babai i tij thotë se i biri e bëri në shenjë respekti sepse ky i fundit i kishte shpëtuar jetën. Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Bisere Hatos ja ka fal im bir, Eljo Hatos me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë vetëm se Eljo Hato, djali i Biseres i ka shpëtuar jetën Visit.