Së shpejti, Tirana do të ketë përfunduar të gjithë projektin e Unazës së Madhe. Nga zona e Lumit të Tiranës, ku iu bashkua aksionit për mbjelljen e 100 pemëve të reja, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e nisjes së punës për projektimin e pjesës së Unazës së Madhe, nga Tufina deri tek rrethrrotullimi “Shqiponja”.