Nga Normalja e Elbasanit, lideri i opozitës i uroi suksese maturantëve, ndërsa theksoi se sfida e politikës është që t’i sigurojë të rinjve të ardhmen e sigurt, me një ekonomi të qëndrueshme dhe vende pune. “Sot ndodhem prapë në mesin e elbasanllinjve, këtij qyteti me tradita të jashtëzakonshme të qytetarisë. Por mbi të gjitha me një vend të veçantë në historinë e arsimit shqiptar, Elbasani i Pedagogjikes, Elbasani i Normales, Elbasani i intelektualëve që kanë dhënë kaq shumë për arsimin dhe për breza të tërë mësuesish anembanë vendit”, thotë Basha.