Kryetari i PD, Lulzim Basha, zbuloi sot për herë të parë një nga pikat kryesore të programit të PD për shëndetësinë. I ftuar në konferencën “Sistemet shëndetësore, vizione dhe sfida”, e organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, zoti Basha theksoi se investimi në burimet njerëzore në shëndetësi është prioritet absolut i hapave emergjentë, që do të ndërmarrë PD sapo të ketë votëbesimin për të qeverisur vendin.