Në të gjithë vendet e Europës, qytetarët mund të blejnë aksione në bursat botërore përmes bankave tregtare. Bankave në Kosovë, u mundësohet ofrimi i shërbimeve për blerjen e aksioneve në vendet të tjera por ato janë të fokusuara vetëm tek instrumentat financiare në formën e huadhënies, ndërkohë që ekspertët e ekonomisë konsiderojnë se këto banka duhet të bëjnë përpara dhe konkurenca në rang bankar duhet të jetë më cilësore dhe me më shumë produkte. BERAT ISA: Kemi mbi 100 klientë që janë aktiv në bursa …Kemi filluar në vitin 2012, për momentin i kemi mbi 100 klient që janë aktiv, që në bazë ditore tregtojnë në këto bursa. Kemi disa prej tyre që thjesht i kanë blerë këto letra me vlerë dhe janë investitorë afatgjatë, të cilët presin që në një moment të caktuar t’i shesin këto letra me vlerë