Avioni ukrainas, shfaqet një video e re
10/01/2020 19:20

Irani ka hedhur poshtë sugjerimet se një raketë e tij rrëzoi avionin ukrainas të pasagjerëve, në afërsi të kryeqytetit Teheran. Shefi iranian i aviacionit, tha se ai ishte i sigurt se avioni nuk ishte goditur nga një raketë. Ai iu përgjigj pretendimeve të liderëve perëndimorë sipas të cilëve provat sugjeronin se avioni ishte goditur nga një raketë tokë ajër, me gjasa gabimisht. Ndërkohë, një video e re amatore është shfaqur dhe tregon një avion që goditet nga një predhë mbi Teheran. Rrëzimi i avionit ukrainas, dhe humbja e 176 jetëve, erdhi vetëm pak orë pasi Irani kreu sulme me raketa mbi dy baza ushtarake në Irak ku qëndronin forcat amerikane. Mediat amerikane thanë se avioni mund të ishte ngatërruar për një avion ushtarak ndërsa Irani përgatitej për hakmarrje ndaj SHBA. Ukraina ndërkohë tha të premten se SHBA i kishte dhënë informacione të vyera për aksidentin presidentit Volodimir Elenski, pa dhënë detaje të mëtejshme. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se kishte biseduar me presidentin ukrainas, për ta ngushëlluar për viktimat. Mes viktimave ishin 82 iraniane, 63 kanadeze dhe 11 ukrainas si edhe shtetas nga Suedia, Britania e Madhe, Afganistani dhe gjermania. Irani ka premtuar hetim të plotë. Sidoqoftë, imazhet televizive nga vendi i aksidentit tregonin një gërmues mekanik që pastronte mbetjet, çka rriti shqetësimet se prova të rëndësishme mund të jenë larguar. Ndërkohë pritet hapja e kutive të zeza dhe Irani ka thënë se do ta shkarkojë vetë informacionin e tyre duke shtuar se procesi do të marrë deri në dy muaj.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24