Avokati mbrojtës i 28-vjeçarit kosovar Nexhat Mulaj, i arrestuar gabimisht kohe më parë për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj, depozitoi në mesditë në Gjykatë kërkesë-padinë për dëshmpërblimin e tij, jo vetëm për mbajtje të padrejtë në burg, por edhe per shkaktim dëmesh të tjera, mes të cilave humbjen e fëmijës.