Barack Obama do të ndërmarrë veprime të njëanshme për zgjidhjen e problemit nevralgjik të dhunës së armëve në vend. Në fjalimin e parë të përjavshëm të 2016-s, Presidenti amerikan bëri të ditur se do të takohet me kryeprokuroren Loretta Lynch, për të diskutuar mbi hapat që do të hedhë në këtë drejtim.