Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar sërish kërkesën e Orest Sotës për lirim nga paraburgimi. Në seancën e së martës, Gjykata nuk pranoi as garanci pasurore të ofruar nga i arrestuari, të cilit rreth dy muaj më parë iu gjetën në makinë mbi 850 mijë euro në mjetin me të cilin po udhëtonte në afërsi të qytetit të Elbasanit.