Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë i ftuar në studio regjisori, aktori dhe producenti Besnik Bisha. Një jetë mes filmave, historia e familjes shkodrane në Tiranë. Rolet e para si aktor dhe karriera si producent. Suksesi me filmin Mao Ce Dun, filmi i vetëm shqiptar i vlerësuar në festivalet e kategorisë A. Martesa me aktoren Anila Bisha. Zgjedhja e saj si imazh i ministres Diella dhe problemet në gjyq me shtetin shqiptar. Pse sot nuk prodhon më filma Besnik Bisha? Keto dhe shumë të tjera në këtë intervistë. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.