Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues politikë të zonës. Kim ka takuar kandidatët e parë të listës së PD-së dhe PS-së në këtë qark, Helidon Bushatin dhe Edona Bilalin. Kujtojmë se disa javë më parë Kim ishte në qytetin e Elbasanit, ku edhe atje zhvilloi takime me përfaqësues të partive politike të zonës.