AMA, tryezë debate për kontratat dhe pagat e gazetarëve
20/11/2019 18:38

Të martën, më 19 nëntor 2019, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, organizoi në Tiranë Tryezën e Dytë të Diskutimit “Rregullimi ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive”. Tryeza e Parë po mbi këtë çështje është zhvilluar po nga AMA në bashkëpunim me Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë në maj të vitit të kaluar. Pikërisht dhe propozimet e sugjerimet konkrete që janë bërë nga komuniteti i gazetarëve në Tryezën e Parë ishin pikënisja e diskutimit, ku u përfshinë përfaqësues nga OSHMA-të, shoqatat dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre, ligjvënës dhe zyrtarë e eskpertë nga institucionet publike që kanë në fokus marrëdhëniet e punës, profesorë dhe kërkues nga shkencat e komunikimit dhe gazetarisë, përfaqësues nga OSBE etj. Synimi kryesor i Tryezës ishte hedhja e hapave të mëtejshëm në konceptimin dhe realizimin e një praktike ligjore dhe administrative që garanton siguri dhe kushte më të mira në redaksitë audiovizive, duke u bazuar në marrëdhënie të qëndrueshme mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, në trajtimin dinjitoz dhe konform kuadrit ligjor shqiptar, si dhe akteve ndërkombëtare, ku Shqipëria është palë ose ka nënshkruar. Kryetari i AMA-s, Gentian Sala, në fjalën hapëse evidentoi faktin se Autoriteti gjithmonë ka vlerësuar dhe vlerëson se në ushtrimin e profesionit të tyre gazetarët, redaktorët, reporterët a bashkëpunëtorët merr një rëndësi shumë të madhe respektimi i standardeve të marrëdhënieve të punës, duke i lidhur këto drejtpërdrejt me nivelin e lirisë, pavarësisë dhe integritetit të medias. “Sikundër dhe në Tryezën e Parë mbi këtë temë po investohemi që të krijojmë një hapësirë të dobishme komunikimi dhe debati profesional dhe ekspertizë mbi gjetjen e zgjidhjeve më të mira, duke ftuar të gjitha palët e interesuara në këtë proces”. Për kryetarin e AMA-s, jemi në kushtet “kur kemi një pikënisje, kemi një bazë konkrete me propozime nga Tryeza e Parë, ndaj dhe presim që puna të eci më tej. Duke konfiguruar dhe miratuar një sistem rregullativ të qëndrueshëm, që jep impakt pozitiv në performancën, rolin dhe përgjegjësitë e redaksive audiovizive. Pse jo, duke nxitur një proces të natyrshëm zinxhir të reflektimit dhe reagimit mbi marrëdhëniet e punës për të gjithë pjesët e tregut mediatik”. Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Musa Ulqini, ka vlerësuar inciativën e AMA-s për të diskutuar me gjithë grupet e interesit për një aspekt shumë të ndjeshëm dhe ku ka nevojë për përmirësime ligjore. “Ne do të shikojmë dhe vlerësojmë çdo propozim apo kërkesë që do të na vijë nga shoqatat dhe organizatat e medias, duke i shndërruar këto në amendime dhe rregullime që e bëjnë sa më funksional kuadrin ligjor që fokusohet në marrëdhëniet e punës”.

Top Channel/Zjarr në kodrat e fshatit Drashovicë të Selenicës, flakët përhapen nga era e fortë
21/08 22:05
Top News- Aksident në Vlorë dhe Fier/ 3 persona të plagosur po trajtohen në spital
21/08 19:49
Top Channel/ Shqipëria, një “qytet” me të huaj. Mbi 10 mijë shtetas kërkuan lejeqendrimi në 7 muaj
21/08 19:33
Top Channel/ Makina i bie murit në Fier, dy të plagosur
21/08 18:59
Top News – Ura që ‘paralizoi’ Lezhën. ARRSH hap tenderin për veprën mbi lumin Mat
21/08 17:21
Top News – Lirimi i hapësirave publike. Rama-Nuk është aksion, faza e parë e Rilindjes 2.0
21/08 17:21
Top News – BE ndan fondet për Shqipërinë. Faza e parë, 32 milionë euro për tre projekte
21/08 17:20
Top Channel/ Lirimi i hapësirave publike, Rama: S’është aksion, por faza e parë e një transformimi
21/08 16:21
Top News-Arrestohet në Portin e Durrësit 25-vjeçari/I dënuar në Zvicër,do të udhëtonte drejt Italisë
21/08 16:11
Top Channel/ Filipinasit të parët në Shqipëri, punojnë si “baby siter” e sanitare
21/08 15:31
Top Channel/ Dinamo gati për Jagellonian, blutë luajnë sot ndeshjen e parë në Poloni
21/08 15:28
Top Channel/ Plumba për një vend parkimi, zbardhet dinamika e sherrit në plazhin e Hamallajt
21/08 15:26
Top Channel/ DASH anulloi 6000 viza studentore, Ambasada Amerikane: Ka arsye, shkelën ligjin!
21/08 15:24
Top Channel/ Nuk ishin rusët? Shpërthimi në Nord Stream, arrestohet një ukrainas në Itali!
21/08 15:22
Top Channel/ Vijon aksioni i lirimi i hapësirave publike në vend, në Tiranë janë liruar 41.200 m2
21/08 15:14
Top Channel/Berisha i jep hua 3 deputetë Metës, Partia e Lirisë me grup parlamentar në Kuvendin e ri
21/08 15:12
Top News – Rama ndan rrëfimet e turistëve nga Himara, Dhërmiu dhe Borshi.
21/08 14:59
Top News- ‘Erdha vullnetarisht…’/ Vëllai i Veliajt flet pas daljes nga SPAK
21/08 14:55
Top News- U kap me drogë me vlerë 500 mijë euro, 61-vjeçari tregon ku e gjeti vajin e kanabisit
21/08 14:45
Top Channel/ Rusia sulmon Ukrainën: Qindra dronë e raketa, goditet fabrika amerikane!
21/08 13:38