Rubrika: Edi Manushi, Alfred Cako, Bledi Mane, Albatros Rexhaj, Rizarta Hoxha. Këte javë në emision diskutojme mbi ngjarjet kryesore të javës. Sulmi ndaj Bledi Mane, në studio ka reagime të ndryshme. Kosova ka një presidente të re, Albatros Rexhaj tregon mesazhin festar që befasoi sdudion. Alfred Cako ka një teori ndryshe pë kreun e Kosovës. Muzeu Hebraik në Vlorë shkakton debate të mëdha, në studio ka teori të ndryshme për lëvozjen e qeverisë. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.