Rubrika: Edi Manushi, Alfred Cako, Bledi Mane, Albatros Rexhaj, Rizarta Hoxha. Këte javë në emision diskutojme mbi ngjarjet kryesore të javës. Albatros Rexhaj denoncon një sulm ndaj tij për mendimet e tij në ekran. Protesta ndërkohë kalon 20 ditët, Bledi Mane tregon se shoqëria shqiptare është pjekur. Protestat nuk kanë sjellë asnjë rremujë dhe nuk pengon turizmin. Alfred Cako lëshon një propozim për protestuesit. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.