Akuzat shkojnë në Senat/ Trumpin “e shet” ndihmësi i avokatit
16/01/2020 19:25

“Trump e dinte shumë mirë se çfarë po bënte me Ukrainën”; dëshmia e fortë kundër presidentit amerikan vjen nga ndihmësi i avokatit të tij, Rudi Xhuliani. Lev Parnas deklaroi se shefi i Shtëpisë së Bardhë “e ka ditur saktësisht se si po zhvillohen përpjekjet” për t’i bërë presion Kievit që të hetonte mbi rivalin e tij politik, Joe Biden. Parnas tha për televizionin MSNBC se ai ka shkuar vetë në Ukrainë për t’iu bërë presion zyrtarëve të atjeshëm, në emër të Trumpit dhe Xhulianit. Synimi, siç dyshohet, ka qenë të dëmtohet Bideni, i cili mund ta sfidojë Trumpin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Vetë presidenti amerikan mohon çdo përfshirje e tha se nuk e njeh fare Parnasin, një biznesmen amerikano-ukrainas dhe donator i Partisë Republikane. Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ngriti në muajin dhjetor dy akuza formale kundër Trumpit: për shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë. Çështja këtë javë i kaloi senatit, aty ku do të thuhet fjala e fundit për shkarkimin e kreut të shtetit. Por gjasat që senati i kontrolluar nga republikanët të votojë kundër Donald Trumpit, janë shumë të pakta. Presidenti vazhdon të këmbëngulë se nuk ka bërë asnjë shkelje dhe se hetimet kundër tij janë thjesht një “gjueti shtrigash”.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24