Protesta ka qenë kryefjala e këtyre 10 ditëve duke eklipsuar të gjitha zhvillimet e tjera, madje dhe dosjet e nxehta nga SPAK. Megjithatë, përgjatë kësaj kohe, dy emra me peshë në maxhorancë kanë pasur përballjet e tyre të forta në Prokurorinë e Posacme. Ish-zëvendëskryeministria dhe ministria e Infrastrukturës, Belinda Balluku, do të përballet me 15 raste ku dyshohet se ka shkelur ligjin. Deputetja e PS ka 9 raste të shkeljes së barazisë së tenderave, korrupsion dhe pastrim parash. SPAK pretendon se Balluku ka shkelur tenderat në ndërtimin e tunelit të Llogarasë, 7 lotet e Unazës së Madhe të Tiranvs dhe përcaktoi fituesin e godinës së Albcontrol. Olta Xhacka është emri tjetër që është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK. Ish-ministria e mbrojtjes është paraqitur në Prokurorinë e Posacme ku prokurorët e ccështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani i kanë komunikuar akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Bashkëshorti i Xhaçkës, biznesmeni Artan Gaçi, po ashtu është nën hetim nga ana e prokurorisë së posaçme.