Aksident tragjik në Fier, përplaset për vdekje një 50-vjeçar teksa lëvizte me biçikletë
06/01/2021 12:18

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës, në fshatin Vajkan të Fierit. Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari G. Gj ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet. Viktima është baba i tre fëmijëve. I ndjeri punonte si roje në një subjekt privat dhe mësohet se po kthehej nga puna për në shtëpi. Familjarët kanë kërkuar gjatë gjithë natës dhe vetëm në mëngjes e kanë gjetur trupin anës autostradës, në kanal. Pranë trupit ka pasur edhe pjesë të një automjeti që mendohet që e ka përplasur. Policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit duke marrë edhe kamerat e sigurisë të bizneseve që ndodhen përgjatë autostradës. Ndërkohë banorë të zonës thonë se ky segment rrugor është i rrezikshëm dhe shpesh ndodhin aksidente, pasi mungojnë barrierat mbrojtëse, mbikalimet dhe nënkalimet. Njoftimi i policisë: Informacion paraprak Sot rreth orës 08:20, në vendin e quajtur “Vajkan”, në anë të rrugës është gjetur pa shënja jete shtetasi G. Gj., 50 vjeç, banues në Vajkan. Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qënë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top News – Maratona e bebeve në Pogradec/ Fituesit shpërblehen me çmime pas garës
25/07 18:19
Top News- Fshihej në Kavajë, kapet 26-vjeçari i shpallur në kërkim për trafik droge në Itali
25/07 18:14
Top News- Tragjedia në Roskovec/ Zbardhet dinamika, detaje nga ngjarja me tre viktima
25/07 15:29
Top Channel/ 40 vite për artizanatin, mjeshtrja në Korcë synon të mbajë gjallë zanatet tradicionale
25/07 15:22
Top Channel/ Samiti i UNESCO/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global
25/07 15:21
Top Channel/ “Fokus te prioritetet në shëndetësi”/ Ministrja e Shëndetësisë: Nuk mund që…
25/07 15:18
Top Channel/ Dinamika e masakrës, Top Channel zbardh ngjarjen me tre viktima në Vidhisht
25/07 15:16
Top Channel/ Raporti: Elbasani e Tirana kryesojnë ndotjen e ajrit, trafiku mbetet shkaktari kryesor
25/07 15:08
Top Channel/ ‘Territorialja’, PS: Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga reforma
25/07 15:05
Top Channel/ U mor peng nga ish-partneri pas krimit, momenti kur policia shpëton 24-vjeçaren
25/07 14:31
Top News- Fshati në zi, përcillet mes lotësh në banesën e fundit çifti që u vra nga ish dhëndri
25/07 14:20
Top Channel/ Xhama të thyer dhe pjata përtokë, brenda shtëpisë ku u vra çifti në Roskovec
25/07 13:53
Top News – Doganierët grekë në grevë. Të hënën bllokohet qarkullimi në Kakavijë e Qafë Botë
25/07 13:34
Top News- Arrestohet pronari i servisit në Astir! Makinat e klientëve nuk i ripartonte, por i shiste
25/07 13:27
Top News- Shqiponjat aksion në Shkodër, prangoset pronari i lokalit dhe dy të tjerë
25/07 13:06
Top News- “Keni dëgjuar për vrasjet me porosi”, Braçe shpërthen e tregon “sherrin” me Ramën
25/07 12:45
Top News – F-16 rrëzon dronin e dytë. Tjetër incident në Rumani, shkelet hapësira ajrore
25/07 12:43
Top News- Plagosje me thikë në Lushnjë, 60-vjeçari godet kushëririn, arrestohet nga policia
25/07 12:42
Top News- I kërkuari nga SPAK, sherr në Durrës! I përfshirë edhe një punonjës policie
25/07 12:41
Top Channel/ Maratona e bebeve/ Mbi 90 bebe në garë, Pogradeci organizon edicionin e tretë
25/07 12:29