Agroturizmi shqiptar po përjeton një nga periudhat më të mira të zhvillimit, duke u shndërruar në një model të suksesshëm të turizmit të qëndrueshëm. Së fundi është shënuar një tjetër arritje e rëndësishme, ku Shqipëria ka marrë për herë të parë drejtimin e Rrjetit Global të Agroturizmit, organizatës më të rëndësishme ndërkombëtare që promovon bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Jetona Kocibelli