Prej pasdites së të hënës, është publikuar në faqen zyrtare të partisë neonaziste "Agimi i Artë", një video që tregon bllokimin e pikës doganore të Kakavijës, në mesditën e së dielës, nga dhjetra anëtarë të saj, pas një mitingu përkujtimor në Gramo, në përvjetorin e shkatërrimit të grupeve komuniste në këtë zonë, në Greqinë e pasluftës.