Afro 1.5 milionë euro do të kushtojë monitorimi I kontratës koncesionare PPP të aeroportit të Kukësit. Ministria e Infrastrukturës ka shpallur fituese të tenderit shoqërinë “Instituti i Konsulencës në Ndërtim IKN” sh.p.k , e cila duhet mbikqyrë zbatimin e punimeve, të bëj verifikimin e të gjithë dokumentacionit përkatës, të licencave, të autorizimeve dhe të lejeve.