A ishte vrasja, e ligjshme? Komente të ndryshme për ekzekutimin e gjeneralit iranian
04/01/2020 12:26

Pati shumë pyetje pas vrasjes së bujshme të gjeneralit iranian Qasem Soleimani, por një ndër të parat që u ngrit në ato momente, lidhje me legjitimitetin e një lëvizjeje të tillë. Lideri i njësisë elitë Quds ishte një figurë brutale, dhe forca e drejtuar prej tij konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Por pavarësisht armiqësive të hershme, dhe përfshirjes në një lojë hijesh në Lindjen e Mesme, Amerika, në të vërtetë, nuk i ka shpallur kurrë zyrtarisht luftë Iranit. Ndaj vrasja e njeriut të dytë më të fuqishëm të republikës islamike, i cili mbante një pozicion të lartë shtetëror dhe ushtarak, është qartazi një “ekzekutim” sipas ekspertes së të drejtës ndërkombëtare, Mary Ellen O’Connell. Pentagoni argumenton se sulmi i autorizuar nga vetë presidenti Donald Trump, i cili kishte për qëllim eliminimin e Soleimani, kishte për qëllim mbrojtjen e forcave ushtarake amerikane jashtë vendit. Soleimani, sipas departamentit amerikan të mbrojtjes, po zhvillonte në mënyrë aktive plane “për të sulmuar diplomatët amerikanë dhe personelin e shërbimit në Irak dhe në të gjithë rajonin.” Deklaratat pasuese të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe vetë Trumpit gjithashtu e karakterizuan këtë vrasje si “ një ndëshkim” për gjakun që ka pasur gjenerali në duart e tij në të shkuarën. O’Connell ka një tjetër argument. Sipas saj, pavarësisht se vrasja inkuadrohet si pjesë e një konflikti të armatosur mes dy shteteve ose si vazhdë e politikave që synonte frenimin e terrorizmit, ajo nuk karakterizohet dot si veprim në vetëmbrojtje, pasi nuk ka pasur kurrë një aksion të plotë dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara nga Irani. “Arsyeja ligjore e pranisë së Shteteve të Bashkuara në Irak është të pengojnë Shtetin Islamik, e jo të luftojnë kundër Iranit. Për më tepër, milicitë e mbështetura prej tij. Ekzekutime të tilla, ligji i ndalon si në kohë paqeje, ashtu dhe në fushën e betejës”, shprehet Mary Ellen O’Connel. Vrasja e paramenduar e një komandanti me paramendim e një komandanti të veçantë për ato që ka bërë në fushën e betejës, apo që mund të bëjë ndërkohë, është ndaluar sipas O`Connell nga ligji i konfliktit të armatosur që daton prej Konventës së Hagës në vitin 1907, dhe një protokolli të Konventës së Gjenevës në 1949 që thotë se “ është e ndaluar të vrasësh, plagosësh apo kapësh një kundërshtar në pabesi”.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30