Pala maqedonase ka bërë gjithçka për të ndaluar shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova që ti bashkoheshin protestës në Shkup për përdorimin e gjuhës shqipe. Por Ura e Gurit e Shkupit u vesh kuq e zi, me thirrjet për të mbrojtur gjuhën shqipe. Mijëra studentë shqiptarë kërkojnë të drejtën kushtetuese që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. "Respekto ligjin per Gjuhën, respekto Kushtetutën" ishte baneri kryesor i protestës me thirrjet per UCK dhe "Gjuha shqipe, amanet".