Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detajet për situatën nga covid-19 në vend për 24 orët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 344 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 78 raste pozitive. Një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja, bën me dije ministria.