Ministria e Shëndetësisë dha detajet për situatën në 24 orët e fundit për covid-19. Ashtu siç Top Channnel raportoi më herët janë 66 raste pozitive ndërsa ministria njoftoi se një tjetër pacient ka humbur jetën duk e çuar në 39 numrin e viktimave. “Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit“, deklaroi ministria.